ALBERT BUNJAKI
Disa lëndime te Kosova
6 June, 2017 @14:29
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, në bisedën me mediat që pati pas stërvitjes së parë të Kosovës për ndeshje ndaj Turqisë, ka bërë të ditur edhe lojtarët të cilët vuajnë nga lëndimet.
Shiko: TABELAT DREJT RUSIA 2018
“Për shkak të lëndimeve mungojnë Benjamin Kololli, Elbasan Rashani dhe Leart Paçarada. Samir Ujkani shpresoj të këndellet shpejt, ndërsa Valon Berisha ka një problem të vogël gjithashtu dhe besoj se do të jetë i gatshëm për ndeshje,” ka bërë të ditur Bunjaki.
Shiko: LOJTARËT E FTUAR NGA BUNJAKI
Rashani e Paçarada nuk janë ftuar fare për këtë ndeshje, ndërsa Kololli, V. Berisha dhe Ujkani, po.
Kosova pret Turqinë më 11 qershor në Loro Boriçi të Shkodrës.