PAS MIQËSORES
Turqia tregohet e dobët ndaj Maqedonisë
6 June, 2017 @8:47
Rivalja e radhës e Kosovës në kualifikime për Botëror, Turqia, ka treguar një paraqitje të dobët ndaj IRJ Maqedonisë, mbrëmë në miqësoren e zhvilluar në Shkup.
Dueli përfundoi pa gola, 0-0, ndërsa Turqia nuk ka pasur asnjë shut drejt portës së IRJ Maqedonisë, e këta të fundit kanë parë dy gola të anuluar nga pozita jashtë loje.
Shiko: TABELAT AKTUALE
Selektori Fatih Terim ka futur një 11-she eksperimentale në ndeshje, por në fushë nuk ka ndërruar asgjë edhe pas hyrjes në lojë të lojtarëve me emër të këtij vendi.
Kështu së paku e kanë cilësuar mediat turke paraqitjen e Turqisë, duke shpresuar që futbollistët të marrin më seriozisht ndeshjen me Kosovën.
Kjo paraqitje e Turqisë, do t’i jep shpresa Kosovës për të arritur një rezultat pozitiv të dielën, kur Kosova pret Turqinë në Shkodër më 11 qershor.