LISTA E BUNJAKIT
Mungon Celina, rikthehet Rashkaj
5 June, 2017 @11:50
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka publikuar sot listën prej 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë që do të luhet më 11 qershor.
Në listën e Bunjakin figurojnë dy emra të rinj, mbrojtësi, Lirim Kastrati dhe mesfushori Besar Musolli, të cilët do ta kenë rastin që ta veshin për herë të parë fanellën e Kosovës.
Shiko: TABELAT DREJT RUSIA 2018
I rikthyer në përfaqësuese është ish kapiteni, Anel Rashkaj, ndërsa në sy bie mungesa e futbollistëve si Alban Meha, Fanol Përdedaj, Leart Paqarada dhe Bersant Celina. Ky i fundit do të luajë për ekipin U21 në ndeshjen kundër Norvegjisë.
Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.
Mbrojtës: Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Lirim Kastrati.
Mesfushorë: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Anel Rashkaj, Besar Musolli, Bernard Berisha, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Donis Avdijaj.
Sulmues: Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi