ODISE ROSHI
Roshi: Pas ndeshjes, De Biasi s’erdhi në zhveshtore
4 June, 2017 @22:30
Golashënuesi i vetëm i Shqipërisë sonte në përballjen miqësore ndaj Luksemburgut, Odise Roshi, ka treguar se përzgjedhësi Gianni de Biasi nuk ka ardhur në dhomat e zhveshjes për të folur pas ndeshjes, siç bën zakonisht.
“Trajneri nuk ka ardhur për të folur në dhomat e zhveshjes,” ka qenë i shkurt Roshi kur u pyet nga gazetarët.
E sa i përket atmosferës aty pas ndeshjes ai ka treguar se disa lojtarë kanë mbajtur fjalim.
“Në dhomat e zhveshjes folën 3-4 shokë të skuadrës dhe thanë që nuk është problem kjo humbje sepse ka pasur edhe ekipe tjera më të mëdha që kanë humbur këtu. Prandaj, nëse fitojmë ndaj Izraelit, këtë ndeshje e shumëzojmë me zero,” ka thënë Roshi.
Fieraku Roshi ka shënuar golin e avantazhit për Shqipërinë sonte, mirëpo Luksemburgu ka arritur të përmbys gjithçka për të fituar duelin 2-1.