RINOVIMI
Po punohet te “Adem Jashari”
4 June, 2017 @9:50
Stadiumi i Mitrovicës, Adem Jashari, që pritet të jetë nikoqir i ndeshjeve të para ndërkombëtare të ekipeve nga Superliga e Kosovës, është pranë përfundimit të punimeve.
Së paku kështu, fitohet përshtypja nga pamjet e publikuara te faqja në Facebook Trepça-Mitrovicë, ku shihen hyrje-daljet e stadiumit dhe mekanizmi automatik aty.
Pastaj, reflektori i montuar në vend, si dhe rregullimet e bëra në korridore të zhveshtoreve etj.
Afati i fundit i lënë nga inspektorët e UEFA-së është java e ardhshme. Pritet të shihet se a do të marrë lejen përfundimtare Adem Jashari, ashtu që dy skuadrat që siguruan garat europiane këtë stinor të luajnë aty.
Trepça’89 në kualifikime për Ligë të Kampionëve, ndërsa Prishtina në Europa League.