ANËTARI I RI I SUPERLIGËS
Këto ishin premitë e Vllaznisë për Superligë
5 June, 2017 @10:26
Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit ka shkruar historinë e klubit duke arritur që për herë të parë të bëhet pjesë e Superligës së Kosovës në futboll.
Këtë, Vllaznia e arriti të shtunën duke e mposhtur Ferizajin përmes penalltive në ndeshje të barazhit.
Ndërsa mbrojtësi korpulent i ekipit, Armend Miftari, në një prononcim për Bota Sot ka bërë të ditur se përkundër që premitë kanë qenë nga 1 mijë euro për fitore në këtë ndeshje, ekipin më shumë e ka motivuar vetë emri Superligë dhe gëzimi i tifozërisë së tyre, sesa të hollat.