NDERIM NEXHIPI
Nexhipi: Shpresoj të jetë barazhi i fundit
4 June, 2017 @23:13
Mesfushori i Dritës, Nderim Nexhipi, pas triumfit të ekipit të tij sot në ndeshjen e barazhit ndaj Dukagjinit të Klinës ka thënë se shpreson që ky të jetë barazhi i fundit për ekipin bardhekaltër nga Gjilani.
“Falenderoj tifozët për përkrahjen edhe në momentet më të vështira që kishim gjatë këtyre 3 muajve sa jam në klub. Shpresoj që ky barazh të jetë i fundit për Intelektualët dhe Dritën,” ka shkruar Nexhipi në llogarin e tij personale në Facebook sonte.
Drita ka shpëtuar stinorin duke mbetur në Superligë, pas fitores që e korri ndaj Dukagjinit në ndeshje barazhi me rezultat 2-1.