SOKOL ÇIKALLESHI
Çikalleshi: Me 3-5-2 ndodhi kjo, ka qenë provë
4 June, 2017 @22:41
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi, që ka bërë disa veprime shumë të bukura në ndeshje, por pa konkretizim, ka thënë se aryseja kryesore e humbjes së ekipit ka qenë fakti se kanë provuar diçka të re.
“Trajneri ka provuar skema të ndryshme dhe në momentin që ndonjë skemë nuk funksionon, ndeshja shkoi kështu si shkoi,” ka thënë ai.
Sidoqoftë, Sokoli ka thënë se kuqezinjtë me Izrealin do të kenë një paraqitje krejt tjetër, më serioze dhe më kërkuese.
“Tani duhet të shohim Izraelin, sepse ajo është ndeshja më e rëndësishme dhe na duhen të tre pikët,” ka shtuar ai.