KUSHTRIM LUSHTAKU
Sulmuesi i Kukësit, te Trepça’89
5 June, 2017 @13:27
Kampioni i ri i Kosovës në futboll, Trepça’89, ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar veror të futbollistëve.
E konfirmuar nga kryetari i klubit, Abedin Zeka, faqja zyrtare e ekipit në Facebook ka bërë të ditur se Trepça’89 ka arritur marrëveshje me sulmuesin e deritashëm të Kukësit, Kushtrim Lushtakun.
Lushtaku ka përvojë nga Bundesliga 2 më parë, ndërsa në vitet e fundit ka milituar në Kategorinë Superiore shqiptare. Ai ka shënuar 2 gola në 19 ndeshje për Kukësin, që u bë kampion për herë të parë këtë stinor në Shqipëri.
Lushtaku është 27 vjeç, ndërsa është i lindur në Skenderaj.