FUTBOLLISTI I BOSNJËS
Sead Kolasinac zyrtarizohet te Arsenali
6 June, 2017 @13:16
Futbollisti i ri i lindur në Karlsruhe të Gjermanisë, Sead Kolasinac, që deri këtë verë ka qenë pjesë e Schalkes, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Arsenalit sot.
Sead Kolasinac, aktualisht 23 vjeç, me të 20-tin do t’i mbushë të 24-tat, është mbrojtës dhe është produkt i shkollës së Schalkes.
Ai ka pasur 25 paraqitje për ekipin e tij në stinorin 2016/17 në Bundesligë, ndërsa ka shënuar edhe 3 gola për skuadrën.
Arsenal ka thënë se lojtari ka nënshkruar kontratë afatgjate me ekipin nga Londra, por nuk ka bërë të ditur sa. Mediat shkruajnë se djaloshi me origjinë boshnjake ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2022.