ANEL RASHKAJ
Rashkaj: Japim maksimumin, s’ka dorëzim
6 June, 2017 @14:25
Kapiteni i parë i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, pas shumë kohësh i është kthyer përfaqësueses.
Ai ka fituar ftesën nga Albert Bunjaki për ndeshje ndaj Turqisë dhe pritet të jetë në 11-shen e parë të ekipit në këtë ndeshje.
Ndërsa, pas stërvitjeve të sotme, Rashkaj ka thënë se është i lumtur me rikthimin e tij në përfaqësuese dhe se ekipi do të jep maksimumin.
Shiko: TABELAT DREJT RUSIA 2018
“Jam i kënaqur që jam rikthyer në përfaqësuese. Gjithmonë është nder të luash për vendin tënd. Do ta japim maksimumin në këtë ndeshje. Nuk do të jetë aspak lehtë, por ne nuk do të dorëzohemi,” ka thënë Rashkaj pas stërvitjeve të sotme me ekipin.
Kosova pret Turqinë më 11 qershor në përballjen e radhës kualifikues për Botërorin Rusia 2018. Duelin e zhvilluar në Turqi, Kosova e kishte humbur 2-0.