KONFIRMOHET
Pensionohet Arda Turan, mungon ndaj Kosovës
6 June, 2017 @16:59
Pas sulmit që e bëri ndaj gazetarit turk, Arda Turan sot e konfirmoi zyrtarisht pensionimin nga Kombëtarja Turke e futbollit, duke nënkuptuar kështu që lojtari në fjalë nuk luan ndaj Kosovës në takimin që zhvillohet në Shkodër të dielën që vjen.
Ylli i Barcelonës deklaroi që nuk pendohet për atë që e bëri, pasi që e mbrojti nderin e tij, mirëpo gjithsesi largimi i përhershëm nga Kombëtarja ishte i pashmangshëm.
Ky padyshim që është një lajm i mirë për Kosovën, e cila gjithashtu ka disa mungesa nga formacioni bazë në ndeshjen ndaj Turqisë.