STADIUMI ADEM JASHARI
Nesër arrin inspektori i UEFA-së
6 June, 2017 @23:52
Derisa sot kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu dhe disa anëtarë të tjerë të FFK-së kanë përuruar reflektorët e stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë, nesër në Kosovë pritet të arrijë inspektori i UEFA-së për kontroll të stadiumeve, Tyrgve Borno.
Borno, që kishte kritika të mëdha në vizitën e kaluar në Kosovë (2 mars 2017) tashmë do të ketë pasqyrën reale të asaj se ç’është punuar deri tash në stadiumin olimpik të Mitrovicës, ku pritet të luajnë ndeshjet ndërkombëtare Trepça’89 dhe Prishtina.
“Ky është një investim i FFK-së, ndërsa në ditët e ardhshme shumë shpejt priten të përfundojnë edhe punimet tjera brenda stadiumit investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kështu që ky stadium do të jetë i gatshëm për kategorinë e dytë për ndeshjet ndërkombëtare. Në veçanti do t’u shërbejë klubeve tona që këtë vit e kanë fituar të drejtën për garat evropiane,” kanë qenë fjalët e Vokrrit të thëna sot në stadium, transmeton FFK-ja.