MIQËSORE: DANIMARKA-GJERMANIA
Kimmich me gërshërë siguron barazim për Gjermaninë
7 June, 2017 @0:37
Dueli miqësor para ndeshjeve “të lehta” kualifikuese për Botërorin Rusia 2018 të Danimarkës dhe Gjermanisë, ka përfunduar me barazim, por me dy gola të bukura të shënuara nga secila palë.
Pas avantazhit që Danimarkës ia dha lojtari më i mirë i tyre, Christian Eriksen, në fillim të ndeshjes, Gjermania ka arritur të barazojë krejt në fund të ndeshjes, kur në minutën e 88 të takimit, Joshua Kimmich shënoi me gërshërë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të miqësores, 1-1.
Shiko: TABELAT DREJT RUSIA2018
Danimarka luan të shtunën ndaj Kazakistanit si mysafir në ora 18:00, ndërsa Gjermania pret San Marinon në 20:45 në të njejtën ditë, 10 qershor.