KOSOVA U-21
Ylber Maloku: Kemi ngritur vetëbesimin
7 June, 2017 @8:58
Mesfushori i dalluar i ekipit kampion të Kosovës, Ylber Maloku, që aktualisht po stërvitet me reprezentacionin U21 të Kosovës, ka thënë se Kosova do të kërkojë rezultat pozitiv në këtë ndeshje, përkundër rivalit të vështirë.
“Harmonia në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë po e japim maksimumin në stërvitje. Sot stërvitja ishte me një intensitet më të lartë. Kushtet për punë janë shumë të mira, ashtu sikurse edhe kushtet e akomodimit në hotel. Prandaj neve nuk na mbetet tjetër veçse të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të bëjmë një lojë sa më të mirë në Norvegji. E dimë se Norvegjia ka ekip mjaft të fortë, por ne shpresojmë në rezultat pozitiv. Sulejmani dhe Ismajli me përvojën dhe cilësinë e tyre nga Kombëtarja A, kanë sjellë vetëbesim në ekipin tonë,” ka thënë Maloku për faqen zyrtare të FFK-së.
Kosova është në grupin e vështirë kualifikues për europianin U21. Ata kanë rivalë të grupit vende si Irlanda, Norvegjia, Gjermania, Izraeli dhe Azerbejxhani.
Duelin e radhës, më 12 qershor, Kosova e zhvillon ndaj Norvegjisë si mysafire, ndërsa të parën e ka humbur nga Irlanda, 1-0.