REFERI
Referi çek ndan drejtësinë në Kosova-Turqia
7 June, 2017 @12:01
Përballjen e radhës që e zhvillon Kosova në kualifikime për Botëror ndaj Turqisë, do ta referojë çeku Miroslav Zelinka.
UEFA ka deleguar çekun, jo aq të njohur, por me përvojë në referim për këtë ndeshje, që zhvillohet të dielën më 11 qershor 2017 në Shkodër të Shqipërisë.
Zelinka është i lindur në shkurt të vitit 1981 ndërsa me stemë të FIFAs referon që nga viti 2011. Ai referon kryesisht ndeshjet e Europa Ligës dhe kualifikimeve për Botëror.
Ondrej Pelikan dhe Jan Patak do të jenë ndihmësit e tij në këtë ndeshje.