FATIH TERIM
Fatih Terim: Mos e nënçmoni Kosovën
9 June, 2017 @14:18
Tekniku i njohur turk, Fatih Terim, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën, u ka thënë lojtarëve që të mos e nënçmojnë në asnjë rast Kosovën.
Turqia që po i kryen stërvitjet e fundit në Slloveni, para se të niset për në Shkodër, ka probleme të brendshme, derisa ditë më parë nga ekipi u largua ylli i reprezentacionit, Arda Turan.
Shiko: TABELAT DREJT RUSIA 2018
“Ndeshja me Kosovën është shumë e rëndësishme. Duhet t’i qasemi ndeshjes me seriozitet dhe mos ta nënçmojmë Kosovën,” ka thënë Terim.
“Ne nuk guxojmë të humbim asnjë pikë në këtë ndeshje. Duhet të marrim masat për të evituar çdo befasi të mundshme në këtë përballje,” ka shtuar selektori turk.
Turqia ditë më parë ka pasur një paraqitje të zbehtë në miqësore ndaj IRJ Maqedonisë, ku luajti 0-0.