ETRIT BERISHA
Etriti mund të përfundojë te Napoli
9 June, 2017 @12:23
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, që në stinorin e fundit mbrojti për Atalantan si huazim, duke e kthyer formën e tij të mirë, mund të bëhet pjesë e Napolit në stinorin që vjen.
Njoftimin e ka bërë të ditur radioja napolitane Kiss Kiss, ku është thënë se Pepe Reina e ka situatën e paqartë në ekip dhe mund të largohet.
Në anën tjetër, Atalantës i kanë mbetur edhe 9 ditë për të vendosur për Etritin, blerje ose përfundim huazimi.
E paraqitjet e mira me Atalantën kanë bërë që numri një i kombëtares shqiptare të përfolet si gardian i portës së Napolit prej stinorit që vjen.
Një gjë e tillë do ta bënte atë bashkëlojtar me Elseid Hysajn te Napoli. Me letra, Etrit Berisha, është lojtar i Lazios.