STADIUMI "ADEM JASHARI"
Inspektori i UEFA-së, asnjë fjalë pas vizitës
9 June, 2017 @10:27
Inspektori i UEFA-së, Tyrgve Borno, nuk ka thënë asnjë fjalë pas asaj që ka parë në Adem Jashari të Mitrovicës dje.
Norvegjezi u tregua jashtëzakonisht profesionist, pasi që është njeriu që do të jep edhe vlerësimin përfundimtar për stadiumin, ndërsa zyrtarë të FFK-së dhe MS-së kanë bërë të ditur se ai është ndarë i kënaqur nga ato që ka parë, në krahasim me vizitën e tij të fundit.
Në Adem Jashari në këtë periudhë (3 mujore) janë investuar 1.6 milionë euro, prej të cilave 1 milionë MS-ja, ndërsa FFK-ja të tjerat.
Stadiumi, tash ka pamje dukshëm më të mirë. Pjesa perëndimore është renovuar tërësisht, ekrani i madh është vendosur, bankat rezervë krejt të renovuara, 14 hyrjet kanë dyer sigurie, u zgjerua pjesa e mediave, janë rinovuar: zhveshtoret, dhoma dopingut, referëve, zyrtarëve të ndeshjes, konferencave si dhe zërimi dhe toaletet.