MITROVICË
Demiri, përforcim te stafi i Trepçës’89
Burimi: infosport.mk
9 June, 2017 @14:40
Trepça’89 tash e tutje do të ketë edhe menaxherin e skuadrës. Ish futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë, Ertan Demiri, do të kryejë këtë detyrë te ekipi kampion i Kosovës, ndërsa pritet të ketë bashkëpunim tepër të mirë me trajnerin Zekirija Ramadani, për transferet gjatë verës.
Demiri, njihet si ish-futbollist i skuadrave të Shkupit, Vardarit, Rabotnickit, Lokerenit, Metalurgut, Teteksit, Shkëndijës dhe Partizanit të Tiranës.
Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Demiri po mirret me menaxhimin e futbollistëve të rinj dhe përzgjedhjen e talentëve.