Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALI I ZI

Erjon Vucaj zyrtarizohet te ekipi i tij i ri

Erjon Vucaj zyrtarizohet te ekipi i tij i ri


13 January, 2022 @15:09

E prisnin në Kategorinë Superiore, por ai kaloi kufirin. Futbollisti i deritashëm i Dritës së Gjilanit, Erjon Vucaj, prej sot është zyrtarisht lojtar i ekipit nga Mali i Zi, Deçiqi nga Tuzi.

Mesfushori qëndror 31-vjeçar pritej të rikthehej në klubin e qytetit të tij, Vllaznia, por ai prej sot do të jetë pjesë e elitës malazeze të futbollit.

Deçiqi ka zyrtarizuar lojtarin në fjalë, ndërsa ai pritet të shtojë përvojë në ekipin që befasoi shumëkë në Mal të Zi në stinorin e kaluar dhe për më tepër siguroi edhe garat evropiane për herë të parë në histori.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga