Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - BALLKANI

Ermal Krasniqi me supergol, Isufi njoftohet me 3 pikë

Ermal Krasniqi me supergol, Isufi njoftohet me 3 pikë


29 August, 2021 @19:00

Skuadra e Ballkani, arriti një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës në stadiumin: “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 0-1 [Ermal Krasniqi 51’].

Kampionja aktuale e Superligës, Prishtina, ishte skuadra e parë që tentoi në minutën e 13’ me Mendurim Hotin, derisa goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Më pas Ballkani sulmoi me Ermal Krasniqin, por rrjetat nuk u tundën në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë në minutën e 51, pikërisht Ermal Krasniqi shënoi një supergol nga distanca dhe e kaloi në epërsi skuadrën suharekase.

Ballkani në minutën e 73’ mbeti me 10 lojtarë, ku u ndëshkua Kushtrim Gashi me kartonin e dytë të verdhë.

Prishtina nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë dhe ndeshje përfundoi me rezultat 0-1 në favor të Ballkanit.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë e Bekim Isufit si trajner i Ballkanit, derisa skuadra suharekase me 4 pikë sikurse Malisheva e Drita gjendet në pozitën e tretë.

Prishtina pas 2 xhirove ka vetëm 1 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë.

Ballkani në xhiron tjetër do të takohet me Ulpianën, kurse Prishtina me Drenicën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga