FFK
Eroll Salihu jep dorëheqje
5 August, 2021 @16:33
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Ai njoftimin ia ka bërë të ditur koha.net duke treguar se është larguar nga ky post për tu marrë me dy poste tjera.
Tash, Salihu do të punojë si drejtor për çështje sportive në FFK dhe këshilltar senior ligjor.
Salihu, që ka qenë edhe ish lojtar dikur, ka mbajtur për 15-vjet në pozitën e sekretarit.
“Me kërkesën e veçantë të Sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, KE e liroi nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor. Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje,” ka shkruar FFK-ja në njoftimin e saj lidhur me sekretarin e deritashëm të saj, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse do të hap konkurs për këtë pozitë, apo do të emërojë dikë.