CHAMPIONS LEAGUE
Ish-kundërshtari i Prishtinës, kap avantazhin në Champions League
4 August, 2021 @23:34
Ish-kundërshtari i Prishtinës, Ferencvaros, e mposhti Slavia Pragën me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë në Champions League.
Farencvaros kaloi në epërsi në minutën e 44’ përmes një autogoli të Kacharabas, derisa rezultatin e dyfishoi Igor Kharatin nga penalltia në minutën e 50’.
Në këtë ndeshje lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, luajti 90’ minuta.
Ndeshja e dytë do të luhet më 10 gusht.