SUHAREKË
Theophilus Solomon sulmuesi i ri i Ballkanit
3 August, 2021 @19:19
Ballkani i Suharekës, që po kryen përgatitjet për sezonin e ri në Turqi, ka bërë të ditur para pak çastesh se ka arritur marrëveshje me sulmuesin nigerian, Theophilus Solomon.
Solomon 25-vjeçar ka bërë karrierë më parë te Rijeka në Kroaci, Ujpest në Hungari dhe Omonia në Qipro. Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Partizanit të Tiranës.
Skuadra e Ballkanit gjithashtu ka bërë të ditur se marrëveshje me Solomonin është 2-vjeçare.
“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë,” ka shkruar njoftimi i klubit ndër të tjera.
Solomon është 183 centimetra i gjatë, ndërsa përgjatë karrierës së tij në ndeshjet e ligave më së shumti kishte shënuar për Shibenikun, 2015/16, në ligën e dytë kroate, 11 gola. Te skuadrat tjera ai asnjëherë nuk ka shënuar gola dyshifrorë përgjatë stinorit. Te Partizani i Tiranës në stinorin 2019/20 dha 5 gola në 15 paraqitje.