ST PAULI
Leart Paqarada i plotë, St Pauli i pamposhtur
1 August, 2021 @16:14
Skuadra e St Paulit ku luan mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada ka siguruar barazim 0-0 ndaj Aues sot në kuadër të xhiros së dytë të Bundesliga 2, duke mbetur kështu ndër ekipet e pamposhtura në fillim të sezonit.
Pas golit të shënuar në xhiron e kaluar në fitore, Paqarada përsëri ka qenë startues te ekipi i drejtuar nga trajneri Timo Schultz derisa ka qenë pjesë e lojës përgjatë 90-minutave të ndeshjes, duke ditur që tash trajnerët kanë mundësi të ndërrimit të 5 lojtarëve (gati gjysma e ekipit) përgjatë një ndeshjeje.
Me pikën e fituar, St Pauli mbetet në pjesën e epërme të tabelës, pa pranuar ende gol, me 4 pikë të fituara nga 2 xhirot e para të stinorit.