PRISHTINA
Prishtina zyrtarizon Florent Avdylin
3 August, 2021 @15:31
Kampionia aktuale e Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina, sot ka zyrtarizuar lojtarin Florent Avdyli.
Avdyli ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Prishtinën.
Në lidhje me transferimin e tij, Avdyli u shpreh te faqja zyrtare e Prishtinës.
“Ta veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar. Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me Plisat dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjethsi. Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t’i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar”.
Mesfushori Avdyli gjatë karrierës së tij në Superligë luajti te skuadrat: Prishtina U19, KEK-u, Ramiz Sadiku, Hajvalia, Fronikeli, Trepça e Liria, derisa së fundi ishte pjesë e Teutës në Superiore.