VËLLAZNIMI
Përforcimi i gjashtë, Vëllaznimi zyrtarizon Krasniqin
4 August, 2021 @16:57
Skuadra më aktive e Ligës së Parë në afatin kalimtar, Vëllaznimi, sot ka zyrtarizuar edhe lojtarin Festim Krasniqi.
Krasniqi arriti marrëveshje me skuadrën gjakovare për sezonën 2021/22.
Festimi së fundi luajti te skuadra e Malishevës, derisa gjatë karrierës së tij ishte pjesë e skuadrave si Prishtina, Llapi, Besa e Drita.
Vëllaznimi përveç Krasniqit, ka shtuar në skuadër lojtarët, Zamir Vjerdha, Daniel Disubi, Donart Sheqerolli, Dardan Rogova dhe Donati Toma.
Ndërsa te skuadra qëndruan lojtarët: Ardit Vokshi, Lekë Vula, Yll Myrta, Antonio Marku, Arlind Basha, Rron Rogova, Gardison Tunaj, Bernard Kastrati, Agon Stuja Erris Gojani e Dafnis Brahimaj.