Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - FERONIKELI

Ersil Ymeri në formë, Llapi triumfon ndaj Niklit

Ersil Ymeri në formë, Llapi triumfon ndaj Niklit


22 February, 2020 @14:55

Me rezultat 2-1 është mbyllur ndeshja e luajtur sot mes Llapit dhe Feroniklit në Podujevë.

Epërsia fillestare e llapjanëve erdhi nga goli i Ersil Ymerit që në minutën e 13’, përderisa mysafirët nga Drenasi barazuan 5 minuta më vonë përmes Ilir Berishës. Më pas, goli i ardhshëm në ndeshje erdhi në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Pas një gabimi të portierit Florian Smakiqi të mysafirëve, ishte përsëri Ersil Ymeri ai që e gjeti golin për Llapin, për t’ia dhënë kësaj skuadre epërsinë 2-1 në minutën e 52’ të ndeshjes, gol që doli të ishte i fitores.

Gjithashtu, duhet përmendur që venditmar në ruajtjen e epërsisë së Llapit ishte portieri italian Giacomo Nava, i cili në minutën e fundit të ndeshjes ia priti penalltinë Jean Da Silvës të Feronikelit, për t’ia mohuar barazimin këtij të fundit.

Kjo fitore e Llapit bën që Llapi e Feronikli momentalisht të kenë pikë të barabarta, mirëpo që të dyja ndodhen larg garës për titull.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga