Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FC ARSENAL

Është duke u kërkuar tani edhe nga Liverpool

Foto: The Mirror Official

Është duke u kërkuar tani edhe nga Liverpool


4 July, 2021 @18:20

Performanca e tij e jashtëzakonshme në “EURO-2020” bëri që shumë klube të mëdha evropiane të nisin interesimet për ta transferuar tek klubet e tyre atë.

Bëhet fjalë për lojtarin kosovar,

Granit Xhaka

, i cili me përfaqësuesen e Zvicrës shënoi një histori suksesi, kështu duke e eleminuar kampionin në fuqi të botës, Francën si dhe duke dërguar Zvicrën në çerek finale, ku dhe është mposhtur nga Spanja pas penalltive.
Xhaka pas përfundimit të ndeshjes kishte fituar edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes Zvicër-Francë.

Interesimet për Xhakën kanë filluar që kur Mourinho është përzgjedhur si menaxher i Roma-s së Italisë, por së fundmi edhe klubi anglez, Liverpool është klubi i cili po interesohet për transferimin e mesfushorit kosovar të Arsenal-it si dhe përfaqësueses së Zvicrës.

Sipas mediumit “Transfer Market Web”, shumë klube në të gjithë Evropën po ndjekin mesfushorin kosovar të Arsenal-it.

Vlen të theksohet se interesim për transferimin e tij kanë shfaqur edhe Juventus, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Tottenham.

Çmimi i Xhakës u raportua se ishte 20 milionë euro, por paraqitjet brilante në “Euro-2020” thuhet se e kanë ngritur atë prej 20 deri në 25 milionë euro sosh.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League