Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

ESPN: United pas David Neres

ESPN: United pas David Neres


6 August, 2019 @12:42

Manchester United, sipas raportimit të ESPN, afatin kalimtar duan t’a shfrytëzojnë për transferimin e David Neres.

Sipas këtij mediumi raportohet se ekipi anglez është në bashkëbisedim me Ajaxin për transferimin e mundshëm të brazilianit, i cili vitin e kaluar tregoi paraqitje fantastike si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Eredivisien holandeze.

Kampioni i Eredivise tashmë ka humbur lojtarët Frenkie de Jong, që kaloi te Barcelona dhe Matthijs de Ligt, që u transferua te Juventusi, dhe normalisht trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, nuk e dëshiron shitjen e Neresit, mirëpo thuhet se dëshira e lojtarit është që të kalojë në Old Trafford, gjithmonë sipas ESPN-së.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League