FUTBOLL
Ethet e Superligës afrohen
5 March, 2013 @15:24
Prej të premtes, kur në ora 13:00 do të dëgjohet fishkëllima e parë e gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi - Trepça 89 që luhet në Gjakovë, do t’ia fillojnë ethet e Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshjet të cilat do të luhen në termin të njejtë edhe të shtunën dhe të dielën pritet të kthejnë tifozët në stadiume, pasi që disa ekipe kanë arritur të bëjnë përforcime të mëdha.
Liderja e kampionatit nga stinori vjeshtor, Prishtina do të pret Besën e stërpërforcuar, e cila pas humbjes në garat e Kupës dhe eliminimit, tash kërkon titullin kampion!
Vëllaznimi do të tentojë t’i ik pjesës së rrezikshme në tabelë, pasi që edhe Drenica edhe Kosova e Vushtrrisë janë përforcuar mjaft dhe do të kërkojë fitore ndaj nënkampionit Trepça 89.
Ndeshje interesante pritet të jenë edhe Trepça - Drenica si dhe Kosova e Vushtrrisë - Hysi.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, XHIRO XVIII
13:00, 8 mars, Gjakovë | Vëllaznimi - Trepça 89 | ||
13:00, 9 mars, Suharekë | Liria - Drita | ||
13:00, 9 mars, Mitrovicë | Trepça - Drenica | ||
13:00, 10 mars, Prishtinë | Prishtina - Besa | ||
13:00, 10 mars, Vushtrri | Llamkos Kosova - Hysi | ||
13:00, 10 mars, Skenderaj | Ferronikeli - Hajvalia |