IL FARAONE
As Inter as Barça, por Milan
5 March, 2013 @13:40
Roberto La Florio ka pohuar se Inter dhe Barcelona kanë qenë të interesuar për futbollistin ofanziv të Milanit, Stephan El Shaarawy, para se ai të arrijë marrëveshje me rossonerët.
“Shumë klube u interesuan atëherë për Stephanin. Interi ishte i gatshëm që të nënshkruante me atë, disa klube nga Premier League u shfaqën, si dhe Barcelona, nëse nuk jam gabim,” kujtonte La Florio në një bisedë me televizionin italian Rai.
“Mirëpo, Milan reagoi më shpejtë dhe e rrëmbeu atë, para se skuadrat tjera bënë ndonjë lëvizje konkrete,” shtoi ai.
El Shaarawy, i cili ka shënuar 16 gola në Serie A këtë stinor në fanellë të Milanit, ditë më parë ka vazhduar kontratën me klubin rossonerë deri në qershor të vitit 2018. Ai kishte mahnitur shumëkë me performancat në Padova, ndërsa sot është sulmuesi kryesor i përfaqësueses italiane bashkë me Mario Balotellin. Faraoni, siç thirret El Shaarawy, ka vetëm 20 vjet.