PIRLO
Frika e Stambollit, gjallë
5 March, 2013 @10:40
Kampioni aktual i Serie A-së, lideri i tabelës në Serie A dhe gati çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve, Juventus, nesër ndeshet me Celticun e Skocisë në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, organizatori veteran i ardhur nga Milan, Andrea Pirlo, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që mos ta marrin punën si të përfunduar pa u zhvilluar 90 minutat e fundit të përballjes.
“Asnjëherë nuk do ta harrojë ndeshjen finale të Stambollit. Do ta mbajë në mend atë natë edhe në ndeshje ndaj Celticut. Ne i kemi të gjitha mundësitë për çerekfinale, por nëse nuk jemi të përqendruar dhe nëse mendojmë se puna është e kryer - mund të na ndodhë më e keqja,” i ka thënë Pirlo Scottish Sun-it sot.
Pirlo në finalen e vitit 2005 të Ligës së Kampionëve derisa luante me Milanin, kishte hasur në rikthimin Hollywoodian të Liverpoolit, të cilët barazuan rezultatin për 45 minuta nga 0-3 në 3-3, për ta ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve pas penalltive. Juventus ka mposhtur Celticun në ndeshjen e parë të zhvilluar në Skoci 0-3. Ndeshja e kthimit zhvillohet nesër mbrëma në Torino.