CHAMPIONS
Sidoqoftë, Dortmundi favorit
5 March, 2013 @9:53
Kampionët në fuqi të Bundesligës, arritën të nxjerrin një rezultat mjaft mbresëlënës 2-2, si mysafir dhe padyshim që këto gola do tu dalin në ndihmë.
Gjithashtu edhe forma e jashtëzakonshme e Dortmundit si vendas në Ligën e Kampionëve, na shtyn që ta cilësojmë si favorit.
Skuadra e Jurgen Klopp ishte ndër të paktat ekipe që arriti këtë rekord fantastik, duke përfshirë këtu edhe fitoret ndaj Real Madridit, Manchester Cityt e Ajaxit.
Është hera e parë që Dortmund kualifikohet në këtë fazë pas sezonit 1997/98 dhe Klopp është i vetëdijshëm që duhet mjaft punë për tu bërë, nëse dëshiron ta kualifikojë skuadrën e tij.
“Ne ishim skuadra më e mirë në Donetsk, mirëpo megjithatë ndeshja përfundoi 2-2, që të jemi sërish skuadra meritore do të jetë një sfidë për ne,” tha Klopp.
“Kemi mjaft punë për të bërë. Gjithashtu mundësitë për të shpresuar një kundërshtarë të tillë në raundet e ardhshme do të jetë e pamundur.”
Sa i përket skuadrave, sulmuesi polak Robert Lewandowski, është në nje formë të mirë në Ligën e Kampionëve, dukë shënuar katër gola, gjithashtu hiq më i keq nuk është në BundesLiga duke shënuar 16 herë në 21 paraqitje. Dortmund gjendet në pozitën e dytë të BundesLigës prapa super-bavarezëve që kanë 17 pikë më shumë.
Shakhtar i paparashikueshëm
Shakhtar është duke kaluar një formë të mirë në ligën Ukrainase, me 18 fitore nga 19 ndeshje dhe 13 pikë përpara vendit të dytë.
Sulmuesi armenian, Henrikh Mkhitaryan, ka shënuar 18 gola në po aq ndeshje për skuadrën e tij, ndërsa Braziliani Alex Teixeira gjithashtu ka qenë mjaft i rrezikshëm para portës.
Shakhtari impresionoi në fazën e grupeve, duke përjashtuar kampionët në fuqi të Chelseat dhe duke përfunduar në pozitën e dytë mbrapa Juventusit.
Me skuadrën e tyre me shumicë braziliane dhe disa lojtarë të tjerë me mjaft eksperiencë, edhe Shakhtari mund të jetë i paparashikueshëm.
Mirëpo mbrojtësi rumun, Razvan Rat, para ndeshjes tha “Do të jetë mjaft vështirë në Dortmund, sepse do të jemi në presion.“
“Ata kanë tifozë shumë të flaktë dhe do të jenë të prirur për të marrë një rezultat sa më të mirë, thjeshtë duhet të kemi shumë kujdes dhe duhet të sulmojmë e në të njejtën kohë duhet të jemi edhe të mirë në mbrojtje që të mos pësojmë,” përfundoi Rat.
Ndeshja që do të zhvillohet në Signal-Iduna Park, fillon në 20:45.
SONTE:
20:45, Signal Iduna Park, Dortmund | Borussia Dortmund - Shakhtar Donetsk | (2-2) Rezultati i ndeshjes së parë | Gjyqtari kryesor: Damir Skomina (Slloveni) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Borussia Dortmund fiton - 1.61 | Barazim - 3.60 | Shakhtar Donetsk fiton - 6.00 |