BARÇA
Kthehet Vilanova
4 March, 2013 @22:30
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, mund të përfundojë trajtimin e kancerit në New York kah mesi i muajit mars dhe mund të kthehet në krye të udhëheqjes së klubit në fund të muajit, ka njoftuar sot kryetari i klubit blaugrana, Sandro Rosell.
Vilanova 44 vjeçar kaloi raudin e dytë të operacionit për të larguar një tumor, të cilin është duke e zëvendësuar asistenti i tij, Jordi Roura.
“Padyshim kur një grup humb liderin, bëhet më i dobët. Këtë e thonë psikologët sportiv dhe supozoj se ka edhe shpjegim shkencor për këtë, pas 30 ditëve pa lider. Për këtë është normale gjithçka çka po ndodh. Mirëpo, sipas të gjitha gjasave ai do të kthehet në fund të këtij muaji,” ka thënë ndër të tjera kryetari i klubit katalonas, Rosell.
Barcelona ka humbur tre ndeshje të rëndësishme pa Tito Vilanovan në krye dhe është eliminuar nga Kupa e Mbretit të Spanjës.