LIVERPOOL
Borxhe deri në fyt!
4 March, 2013 @22:44
Klubi i famshëm anglez, Liverpool, i cili nuk ka arritur të shpallet kampion në dy dekadat e fundit, ka raportuar sot borxhet enorme të klubit që arrijnë shifrën prej 21.8 milionë funtash, që në total me borxhet e mëhershme kap shifrën prej 87.2 milionë funtave.
Mirëpo drejtori menaxhues i ekipit të kuq, Ian Ayre, ka thënë se kjo nuk është shqetësuese.
“Nuk duhet të brengoset askush. është sezonale, borxhet ngriten dhe ulen. Ne kemi para që duhet të paguajmë dhe para që do të fitojmë, prandaj pa panikë,” ka thënë ai për Liverpool Echo’n, sot.
Liverpool po lufton sivjet në Premier League për një vend në Ligën e Kampionëve, por forma luhatëse e ekipit nuk po premton një gjë të tillë. Ata janë eliminuar nga Europa League gjithashtu.