CITY
Mbajnë hapin
4 March, 2013 @22:51
Përkundër tentimeve të shumta të Aston Villës, Manchester City ka qenë ekip që ka shënuar golin e vetëm në ndeshje me ç‘rast i ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull të kampionit, duke mbajtur gjallë gjasat për mbrojtje të titullit.
Argjentiasi Carlos Tevez ka qenë golashënues i vetëm në ndeshje duke shënuar pas një asistimi të boshnjakut Edin Dzeko. Tevez mashtroi brenda 16 metërshit portierin dhe mbrojtësin e Aston Villës, duke shënuar në portë pothuajse i vetmuar.
Fitorja e Manchester Cityt, kampionit aktual, sonte i ka sjellë asaj pikën e 59-të pas 28 ndeshjeve dhe gjenden në vendin e dytë të Premier League, 12 pikë më pak se lideri Manchester United.
REZULTATI:
Aston Villa - Manchester City | 0-1 |