Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA: JUVENTUS - SPAL + VIDEO

Etrit Berisha me ekip, eliminohen nga Juventusi

Pamje nga fitorja e sontme e Juventusit/ Foto: Juventus/fb

Etrit Berisha me ekip, eliminohen nga Juventusi


27 January, 2021 @23:44

Portieri numër një i kombëtares shqiptare dhe kapiteni i saj, Etrit Berisha, ka qenë për 90-minuta në fushë sot në përballjen që ekipi i tij SPAL e humbi nga Juventusi kampion, 4-0 [Morata 16p., Frabotta 33, Kulusevski 78, Chiesa 90].

SPAL që garon në Serie B ka qenë i pafuqishëm ndaj bianconerëve të drejtuar nga Andrea Pirlo, që me ekip të përzier kanë shënuar fitore të lehtë.

Juventus me këtë fitore tashmë siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe tashmë përballë ka Interin për të kërkuar biletën për finale!

Ndeshjet e radhës në gjysmëfinale do të zhvillohen më 3 shkurt: Inter-Juventus ndërsa më 10 shkurt: Juventus-Inter. Ekipi me rezultat të përgjithshëm më të mirë nga dy ndeshjet do të sigurojë finalen, ku do të luajë me fituesin e përballjes Atalanta-Napoli/Spezia.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A