PAS 1 VJETE

Everton shkarkon Frank Lampardin nga detyra
23 January, 2023 @16:46
Ish-mesfushori i Anglisë, tash trajneri i Evertonit, Frank Lampard, është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Evertonit pas krizës së madhe të rezultateve dhe rrezikimit të statusit elitar.
Lampard 44-vjeçar kishte marrë detyrën në janar të vitit 2022, kur zëvendësoi Rafa Benitezin dhe shpëtoi skuadrën nga rënia në stinorin e kaluar. Por kriza e ekipit është thelluar së fundi, derisa Everton ka shënuar në total tre fitore, ndërsa ka regjistruar humbjen e 11 në fundjavën që e lamë pas.
Ekipi po qëndron i parafundit në renditje tabelare, me pikë të njëjta sikurse Southamptoni i fundit, por me goldallim më të mirë.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar #highlights të ndeshjes