Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I RI TE DRENICA

Fadil Rama i kthehet Superligës pas tre vitesh

Fadil Rama i kthehet Superligës pas tre vitesh


2 July, 2020 @13:14

Te i njëjti ekip, pas tre vitesh, i rikthehet Superligës trajneri Fadil Rama. Rama, që për herë të fundit në Superligë kishte drejtuar pikërisht skuadrën e Drenicës, në stinorin 2016/17, ka nënshkruar me klubin kuqezi nga Skenderaji së fundi.

Rama arriti marrëveshje me skuadrën e Drenicës, pas dorëheqjes së dhënë nga Gani Sejdiu në xhiron që e lamë pas, kur skuadra u mposht nga Trepça’89 në shtëpi.

E Rama, që udhëhoqi për gjysmë stinori Drenicën në stinorin 2016/17, merr drejtimin e skuadrës në pikë kritike, ku rrezikohet mbijetesa në Superligë 2019/20. Njoftimin e ka zyrtarizuar vetë Rama në një prononcim të tijin për gazetën Olle.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga