SHQIPËRIA

REUTERS
Faktet pas rinovimit të De Biasit
25 October, 2013 @21:06
Kombëtarja shqiptare dje zyrtarisht ka rinovuar kontratën me trajnerin 57 vjeç nga Italia, Giovanni De Biasi.
Kryetari i FSHF-së, Armando Duka, ka thënë se misioni i italianit është kualifikimi në Kampionatin Europian Franca 2016, ndërsa sa i përket miqësores në datat e lira nga FIFA në nëntor për kombëtare, Duka ka shtuar se FSHF-ja ka marrë miratimin edhe për një ndeshje të kombëtares në Qemal Stafa.
E nëse ndeshja luhet në Qemal Stafa, atëherë kundërshtarë pritet të jetë Bjellorusia, në të kundërtën Shqipëria do të duhet të udhëtojë për në San Marino, për miqësore me këtë vend të vogël.
Për më tepër shikoni faktet e De Biasit me nënshkrimin e kontratës së re.
FAKTE:
700 mijë euro është paketa e parave e ofruar nga FSHF-ja për De Biasin dhe ekipin e tij. | |||
24.200 euro në muaj pritet të përfitojë De Biasi si rrogë mujore edhe pse jo të gjitha do t'i merr ai. | |||
De Biasi do të merr një rrogë bazë, ndërsa pjesa tjetër e parave do t'i vihen sipas rezultateve në eliminatore për KE Franca 2016. | |||
Prej 1500 deri në 2000 euro do t'i merr shtesë De Biasi me stafin e tij për çdo pikë të fituar në këto eliminatore. | |||
Stafi i kombëtares shqiptare pritet t'i harxhojë më shumë se 100 mijë euro për udhëtime jashtë vendit për zbulime talentësh. | |||
Stafi i Gianni De Biasit numëron së paku 11 persona. | |||
Nëse De Biasi qëndron deri në fund të eliminatoreve të ardhshme do të bëhet trajneri i parë që do të qëndrojë katër vite në bankën e kombëtares. | |||
De Biasi është italiani i dytë që qëndron në bankën e kombëtares shqiptare pas Guiseppe Dossenas. Dossena qëndroi pak muaj dhe zhvilloi vetëm dy ndeshje kualifikuese. | |||
De Biasi ka klauzolë në kontratën e re, që në rast të kualifikimit për në Franca 2016 t'i bëhet rinovimi automatik për KB Rusia 2018. | |||
De Biasi është trajner i parë i kombëtares që ka një objektiv - kualifikimin në KE Franca 2016. Asnjë trajner i deritashëm i Shqipërisë nuk ka pasur të shkruar ndonjë objektiv nga ana e FSHF-së. |