EL CLASICO
BOROZANI/Dren Shporta
Neymar vs Bale apo prapë Messi vs C. Ronaldo
25 October, 2013 @14:16
Njëra ndër ndeshjet me rivalitet më të madh në botë që arrin shikueshmërinë prej qindra milionëve do të jetë ideale për transferet e bujshme Neymar (Barcelona) dhe Gareth Bale (Real Madrid) që të tregojnë vlerën dhe cilësinë.
Apo sikur që pritet nga shumëkush, do të jetë rivaliteti i vjetër, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Barcelona lidere së fundi la pikët e para në kampionat në Pamplona të Osasunës me barazim 0-0, derisa Real Madridi është në ngritje.
Uellsiani Gareth Bale u bë lojtari më i shtrenjtë në histori duke i kushtuar madrilenëve 100 milionë euro, derisa edhe Neymar me 60 milionë, nuk është për t’u nënçmuar, sa i kushtoi Barcelonës.
Reali në ndeshjet e ligës ka më shumë fitore se Barcelona. Reali ka mposhtur 70 herë Barçën, derisa katalonasit kanë 64 fitore. Së fundi Real Madridi nën udhëheqjen e Jose Mourinhos ka pasur rezultat më të mirë në La Liga ndaj Barcelonës, duke e mposhtur në Santiago Bernabeu 2-1, ndërsa ka barazuar në Camp Nou 2-2, edhe pse Barcelona fitoi titullin në fund.
Këtë stinor, të dyja ekipet kanë filluar me trajner të ri. Barcelona po udhëhiqet nga argjentinasi Tata Martino, derisa Real Madridi, nga italiani Carlo Ancelotti.
FAKTE:
Barcelona nuk ka arritur fitore ndaj Real Madridit në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. | |||
Nëse Real Madrid arrin ta mposht Barcelonën kjo do të jetë fitorja e tretë me radhë e madrilenëve në të gjitha garat ndaj Barcelonës, që do të ndodhte për herë të parë pas vitit 1979. | |||
Barcelona ka fituar vetëm një El Clasico nga pesë të fundit në Camp Nou. | |||
Real Madrid ka shënuar 13 gola në gjashtë El Clasicot e fundit në Camp Nou. | |||
Barcelona nuk ka arritur ta mbajë portën e vetë pa pësuar ndaj Real Madridit që nga viti 2010, kur patën fituar 5-0, që ka qenë El Clasicoja e parë e Jose Mourinhos si trajner i Real Madridit. | |||
Lionel Messi do të bëhet golashënuesi më i mirë i El Clasicove nëse arrin të shënojë një gol nesër. Ai do të tejkalojë legjendën e Real Madridit Alfredo Di Stefano që ka 18 gola të shënuara në El Clasico. | |||
Real Madrid nuk ka humbur asnjë El Clasico ku ka mbrojtur Diego Lopez. Dy fitore dhe një barazim ka Real Madrid me Diego Lopezin në portë. | |||
Neymar ka qenë pjesëmarrës në tre golat e fundit të Barcelonës të shënuara në Camp Nou me dy gola dhe një asistim. | |||
Real Madrid nuk ka humbur asnjë ndeshje ku ka shënuar gol Cristiano Ronaldo. Me Ronaldon golashënues, Real Madrid ka regjistruar 84 fitore dhe 6 barazime. |