Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Moda e pesësheve!

AP

Moda e pesësheve!


23 October, 2013 @22:57

Skuadra parisiane, PSG, po vazhdon të shkëlqejë në garat e Ligës së Kampionëve.

Ekipi i trajnerit Laurent Blanc e mposhti bindshëm skuadrën e Besnik Hasit, Anderlecht, me rezultat 0-5.

Superylli suedez i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, edhe njëherë u tregua i pamëshirshëm ndaj rivalit. Ai shënoi katër gola në fitoren e skuadrës së tij, derisa i vetmi golashënues tjetër përveç tij ishte uruguajani, Edinson Cavani.

Pesëshja e Bayernit pa Shaqirin

 

Fitore me rezultat të njëjtë shënoi edhe Bayern Muncheni, i cili e mposhti skuadrën çeke, Viktoria Plzen.

Franck Ribery, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje (25’, 60’) ishte nismëtar i ‘valles’ së bavarezëve, ndërsa atij i’u bashkuan edhe David Alaba (37’), Bastian Schweinsteiger (64’) dhe Mario Gomez (90’+1).

Në këtë ndeshje për Bayernin nuk u aktivizua fare Xherdan Shaqiri, për shkak të lëndimit.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League