GRUPI G

REUTERS
Atletico perfekte vazhdon me fitore
22 October, 2013 @23:21
Atletico Madrid ka arritur të shënojë edhe fitoren e tretë me radhë në Grupin G të Ligës së Kampionëve, duke konfirmuar forcën e ekipit në krahasim me kundërshtarët e grupit.
Sonte, ekipi i Diego Simeones ka pasur punë më të lehtë ndaj Austria Wienit, të cilët i ka mposhtur në Ernst Happel 0-3. Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë për rojoblancot madrilen dhe ata tashmë mund të konsiderohen si të kualifikuar nga grupi.
Në ndeshjen tjetër, Zenit ka arritur të shënojë fitoren e parë në grup duke e mposhtur Porton në Portugali me rezultat minimal 0-1.
Porto e cila me vite nuk kishte humbur në terren të vetë në Ligë të Kampionëve, pas humbjes në xhiron e kaluar nga Atletico Madrid, tani humb edhe ndeshjen e dytë me radhë në Dragao.
Golin e vetëm me vlerë të tre pikëve për ekipin rus të udhëhequr nga italiani, Luciano Spalleti, e ka shënuar Alexandar Kerzhakov pas asistimit të ish lojtarit të Portos, Hulk.
GRUPI G, Tabela aktuale
1 | Atletico Madrid | 9p | ||
2 | Zenit St Petersburg | 4p | ||
3 | Porto | 3p | ||
4 | Austria Wien | 1p |