TRUE BLUE

REUTERS
Chelsea, më i kaltër se Schalke
22 October, 2013 @23:11
Ekipi i Jose Mourinhos sonte ka qenë në një frymë krejt tjetër në krahasim me ndeshjet e parë të këtij grupi në Ligë të Kampionëve.
Vetë udhëtimi te lideri i grupit dhe mundësia për t’ua shkaktuar atyre humbjen e parë i ka dhënë zemër nxënësve të portugezit - të cilët kanë kaluar lehtë ndaj kundërshtarit gjerman sonte.
Ka qenë sulmuesi më i shtrenjtë në histori të Premier League, Fernando Torres, që ka shënuar dy herë për skuadrën londineze që me këtë fitore marrin epitetin e liderit të Grupit E, duke kaluar pikërisht Schalken.
Derisa kapakun tenxheres ia vuri belgu Eden Hazard me goline tij në minutat e fundit të ndeshjes pas një asistimi të brazilianit Ramires.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Basel nuk ka arritur të dalë me fitore nga Rumania. Steaua barazoi në minutën e 88-të të ndeshjes për të shkëputur pikën e parë grupin e vështirë për ata.
Kosovarët Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti u inkuadruan në pjesë të dytë për Baselin, por nuk patën ndonjë ndikim të madh në lojë.
GRUPI E, Tabela aktuale
1 | Chelsea | 6p | ||
2 | Schalke | 6p | ||
3 | Basel | 4p | ||
4 | Steaua | 1p |