FERGUSON, AUTOBIOGRAFIA

REUTERS
Vidic ishte i gatshëm të luftonte për Kosovën
22 October, 2013 @19:12
Sir Alex Ferguson, njeriu që bëri historinë me Manchester Unitedin në Angli dhe Premier League me tituj të fituar dhe punën si trajner, këtë ditë ka dalë me librin e tij autobiografik.
Në mesin e shumë futbollistëve të tij, ai ka shkruar edhe për serbin Nemanja Vidic, duke bërë të ditur se ai ka qenë i gatshëm të luftonte për Serbinë në Kosovë!
“Vidic është i fortë, i errët dhe tip i pakompromis. M’u afrua në vitin 2009 dhe më tha se ndoshta do të mund ta thërrasin për në ushtri. Kur e pyeta se çka mendon me ushtri?! Ai më dha këtë përgjigje: ‘Kosova. Po shkoj, kjo është detyra ime.’ E ka pasur këtë shikim në sy,” ka shkruar në mes tjerash Fergie në autobiografinë e tij.
Wayne Rooney, Robin Van Persie, Roy Keane, David Beckham, Patrice Evra, e shumë shumë të tjerë me karakteristika, budallallëqe dhe çka tjetër jo, i ka shpalosur Ferguson për futbollistët e tij.