PLAY OFF NË BOTË

REUTERS
Biletat e fundit për Brazil 2014
21 October, 2013 @22:17
Brazili (automatikisht si vendas), Argjentina, Australia, Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Anglia, Gjermania, Hondurasi, Irani, Italia, Japonia, Holanda, Rusia, Korea Jugore, Spanja, Zvicra dhe SHBA janë skuadrat e kualifikuara deri më tani në Kampionat Botëror që fillon vitin e ardhshëm në Brazil.
E me shortin e tërhequr sot për Play-Offin europian është gati të dihen edhe skuadrat tjera të cilat do të mund të jenë pjesëmarrëse në Brazil.
Më parë, janë përcaktuar edhe duelet aziatiko-amerikane, derisa Play-Offi afrikan ka përfunduar ndeshjet e para.
Mëposhtë janë të shënuara të gjitha duelet.
PLAY-OFF për kualifikim në Brazil 2014
Portugalia-Suedia | 15 dhe 19 nëntor | Eurozona | |
Ukraina-Franca | 15 dhe 19 nëntor | Eurozona | |
Greqia-Rumania | 15 dhe 19 nëntor | Eurozona | |
Islanda-Kroacia | 15 dhe 19 nëntor | Eurozona | |
Jordani-Uruguaji | 13 dhe 20 nëntor | Amerika Jugore-Azia | |
Meksiko-Zelanda e Re | 13 dhe 20 nëntor | Amerika e Mesme-Oqeania | |
Nigeria-Etiopia | 2-1 (ndeshja e kthimit: 16 nëntor) | Afrika | |
Senegali-Bregu i Fildishtë | 1-3 (ndeshja e kthimit: 16 nëntor) | Afrika | |
Kameruni-Tunisi | 0-0 (ndeshja e kthimit: 17 nëntor) | Afrika | |
Egjipti-Gana | 1-6 (ndeshja e kthimit: 19 nëntor) | Afrika | |
Algjeria-Burkina Faso | 2-3 (ndeshja e kthimit: 19 nëntor) | Afrika |