CHELSEA NË GJERMANI

REUTERS
Schurrle kthehet, Cole jo
21 October, 2013 @21:04
Mesfushori gjerman, Andre Schurrle, shënoi hat-trick për Gjermaninë në ndeshjen e fundit kualifikuese për KB Brazili 2014, por mungoi në ndeshjen që Chelsea e fitoi ndaj Cardiff Cityt, 4-1 të shtunën.
Në faqen zyrtare, Chelsea ka njoftuar sot se Schurrle ka stërvitur me ekipin, sikurse edhe krahmbrojtësi Ashley Cole që vuante nga lëndimi i pësuar në brinjë ndaj Norwich Cityt të pësuar më 6 tetor.
“Jose Mourinho beson se ndeshja e nesërme është e hershme për mbrojtësin e majtë të ekipit dhe ai nuk ka udhëtuar me ekipin për në Gjermani,” ka vazhduar njoftimi i botuar në faqen zyrtare të ish kampionit europian.
Derisa Schurrle kthehet në ekip, e Cole ende jo, Mourinho nuk ka ndonjë brengë tjetër për formacion, nëse nuk përmendet Marco Van Ginkel që mungon një kohë të gjatë.
Schalke është në krye të Grupit E të Ligës së Kampionëve, para Baselit e Chelseat që kanë nga tre pikë. E Steaua nuk ka pikë ende, derisa londinezët udhëtojnë në Gjermani për t’u ndeshur me liderin e grupit.