LIDERJA
REUTERS
Probleme për Romën, vazhdojnë pa Tottin
21 October, 2013 @19:51
Francesco Totti do të mund të mungojë në tërë muajin e ardhshëm pasi që Roma ka konfirmuar problemin e tij me muskulin e këmbës.
Kapiteni legjendar i romakëve ka çaluar në fitoren e ekipit të tij në derbi ndaj Napolit të premten mbrëma, ndërsa testet këtë mëngjes kanë konfirmuar lëndimin e muskulit.
Roma gjithashtu ka njoftuar se mesfushori 37 vjeçar i tyre do të rikontrollohet edhe pas 10 ditëve, por ai gjithsesi do të mungojë në ndeshje ndaj Udineses dhe Chievos. Ndërsa mediat italiane bëjnë të ditur se ai është në dyshim edhe për ndeshjet ndaj Torinos dhe Sassuolos.
Roma ka shënuar rekordin e klubit kur ia nisi me pesë fitore radhazi në Serie A, ndërsa tash ata kanë arritur të vazhdojnë këtë sukses duke e ngritur numrin e fitoreve në tetë, nga tetë ndeshje.